MENU
klinika

COVID-19

COVAX planifikon shpërndarjen e 238 milionë vaksinave

04.03.2021 - 08:23

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar shpërndarjen e 238,3 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 për vendet më të varfëra në botë deri në fund të majit në kuadër të programit COVAX.

Pakistani, Nigeria dhe Indonezia do të jenë mes përfituesve më të mëdhenj të vaksinave falas. Ata do të marrin secili më shumë se 10 milionë doza.

OBSH-ja, bashkëlidere e programit COVAX, synon të përshpejtojë në maksimum operacionin, është e bindur se furnizimi me vaksina i të gjitha vendeve është mjeti i vetëm për të dalë nga pandemia.

Programi që parashikon të garantojë barazinë në aksesin e vaksinave kundër COVID-19 parashikon dërgimin prioritar të shumicës së dozave të disponueshme në Pakistan (14 640 000), në Nigeri (13 656 000), në Indonezi (11 704 800), në Bangladesh (10 908 000) dhe në Brazil (9 122 400).

Më pas vijnë Etiopia (7 620 000), Republika Demokratike e Kongos (5 928 000), Meksika (5 532 000), Egjipti (4 389 600) dhe Vietnami (4 176 000).

Irani, Birmania, Kenia dhe Uganda janë gjithashtu të përfshira me nga tre milionë doza secila.

Dërgesat përfshijnë afërsisht 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca/Oxford, të prodhuaranë Indi dhe Korenë e Jugut dhe 1,2 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer/ BioNTech, e cila kërkon ruajtje të veçantë në temperatura shumë të ulëta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!