MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit/ Renditja e partive të tjera

Fleta e votimit nis me Tom Doshin e përfundon me Ramën!

19.03.2021 - 08:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi dje me short rendin se si do të vendosen partitë politike në fletën e votimit.

Nga shorti i hedhur rezultoi se e para në fletën e votimit do të jetë Partia Social Demokrate, me kryetar Tom Doshin, ndërsa e fundit në listë është Partia Socialiste, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Në fletën e votimit në qarqet ku nuk ka kandidatë të pavarur do të ketë 12 subjekte politike, ndërsa në qarqet ku do të ketë kandidatë të pavarur në fund do të jetë kandidati. Ndërkohë, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim do të jetë e 9-ta e radhitur në fletën e votimit, ndërsa tre numra më para do të jetë aleatja tjetër e PD-së, e cila garon me listën e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim. Bindja Demokratike e Astrit Patozit renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.

PËRMBAJTJA E FLETËS SË VOTIMIT

Kur na ndajnë më pak se një muaj e gjysmë nga zgjedhjet e 25 prillit, mbetet për të caktuar vetëm përmbajtjen e fletës së votimit. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor në këto zgjedhje, përveç mundësisë për të votuar partinë apo koalicionin e preferuar, do të lejojë edhe përzgjedhjen e kandidatëve të preferuar. Por deri më tani nuk ka dakordësi mes subjekteve politike se si do të jetë përmbajtja e fletës së votimit. Maxhoranca kërkon që për shkak të numrit të lartë të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, kandidatët të identifikohen me numër dhe jo me emra.

Nëse KQZ do të përcaktojë fletën e votimit siç e kërkon PS-ja, atëherë qytetarët do të duhet që të shënojnë patjetër partinë ose koalicionin dhe patjetër edhe kandidatin e preferuar. Nëse nuk shënojnë kandidatin, atëherë vota do të numërohet vetëm për subjektin politik. Por nëse ndodh e kundërta, që votuesi në dhomën sekrete të caktojë vetëm numrin me të cilin identifikohet kandidati, atëherë vota bëhet e pavlefshme, sepse nuk përcaktohet kujt kandidati të cilës parti i shkon vota.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozojnë që kandidatët të mos identifikohen me numra në fletën e votimit, por me emra. PD argumenton se ndryshe nga Kosova, ku aplikohet fleta e votimit siç e kërkon PS-ja, Shqipëria ka sistem proporcional rajonal. Pra, partitë politike nuk përgatisin listë kombëtare, por rajonale. Në këtë mënyrë, në Shqipëri, nëse kandidatët identifikohen me numra, mund të ketë 12 “1”-sha. Kjo do ta bënte shumë të vështirë fushatën për kandidatët për të marrë vota preferenciale.

Ndërsa nëse kandidatët do të identifikohen me emra, atëherë identifikimi në fletën e votimit do të ishte më i lehtë, sipas PD-së. Modeli që preferon PD-ja është që në çdo qark në kolonën horizontale të radhiten logot e partive dhe poshtë secilës parti, në çdo qark të vendosen kandidatët, duke u renditur nga numri një deri në numrin e fundit të lejuar sipas qarkut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berdi Islami: Buka e vjetër e opozitës, e thyer dhe e ngjitur...

Zgjedhjet e 25 prillit dhe çeta plakë e Lulzim Bashës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!