01.03.2021 - 08:50
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se më në fund të nisë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.
Në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video të projektit të kësja hekurudhe.
Ai thekson se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, falë investimit 90.45 milionë euro.
“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.