MENU
klinika

Topalli e Doshi pretendojnë

Sondazhi: PS fiton mandatin e tretë mes 69-73 mandateve

18.03.2021 - 11:27

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot shqiptarët do t’i jepnin një mandat të tretë, Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, konkretisht 47 deri në 51 % e votuesve pëlqejnë mazhorancën aktuale, mbështetje që përkthehet në 69 deri në 73 mandate, por në krahasim me sondazhin e muajit shkurt, Partia Socialiste humb një mandat në rang kombëtar.

Ndërsa PD, bashkë me 12 parti të tjera sot do të votoheshin nga 37 deri në 41 % e qytetarëve që përkthehet në 54 deri në 56 mandate.

Që bashkë me Lsi do të marrin maksimalisht 64 deri në 66 mandate, pra as bashkë nuk marrin dot shumicën për të qeverisur.

LSI në rang kombëtar sot do të votohej nga 4 deri në 8% e shqiptarëve që përkthehet në 8 deri në 10 mandate, por që ka një rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 kur mori 19 mandate.

Ndërkohë, në këto zgjedhje mund të marrin nga 0-2 mandate edhe 3 parti, Lëvizja për Ndryshim e Jozena Topallit, Nisma Thurje e Rudina Hajdarit dhe PSD e Tom Doshit. Të trija këto forca politike mund të marrin në rang kombëtar 0- 2% të votave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koment mbi sondazhet e zgjedhjeve nga Skënder Minxhozi dhe Blendi Çeka

LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha

Vlerësojnë qeverinë për rindërtimin dhe menaxhimin e Covid

Sondazhet e para për zgjedhjet 2021: Shumica e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste