MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton dridhjen e syrit?

20.04.2021 - 10:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton dridhjen e syrit?

Mjeku: Në fakt nuk është dridhja e syve tuaj, por e muskujve të qepallës

Shkaqet mund të jenë të ndryshme; nga mungesa e gjumit, alkooli, stresi dhe dehidrimi. Dridhja zakonisht zgjidhet vetvetiu. Pra, syri juaj nuk lëviz aspak, por fjala është për lëvizjen e qepallës.

Dridhja e qepallave është mjaft e zakonshme dhe zakonisht nuk ka nevojë të shqetësoheni, thotë dr. Ming Wang. Gjendja e dridhjes së përkohshme ose të zgjatur e syrit quhet miokimi e qepallës dhe është rezultat i një keqdrejtimi të pavullnetshëm të neuroneve që stimulojnë muskujt tuaj të qepallës.

Ekzistojnë disa arsye të zakonshme pse qepallat tona dridhen:

– Stresi,
– Kafeina e tepërt,
– Dehidrimi,
– Lodhja,
– Tendosja e syve,
– Alkooli,
– Sytë e thatë,
– Problemet me të ngrënit,
– Alergjitë.

Shumë rrallë dridhja e syrit mund të jetë shenjë e çrregullimeve të caktuara të trurit dhe nervave. Por pastaj dridhja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera.

Kërkoni kujdes mjekësor nëse dridhja zgjat për një kohë të gjatë (një deri në tri javë), nëse dridhja ndodh në pjesë të tjera të fytyrës dhe sytë janë të skuqur, të fryrë ose kullojnë, thotë dr. Hardik Soni, themelues dhe drejtor mjekësor i Ethos Spa.

Si të ndaloni dridhjet e syve?

Përgjigjja e qartë është t’i eliminoni shkaqet e mundshme të dridhjeve të syve. Flini më shumë gjumë, zvogëloni marrjen e kafeinës, mbani sytë tuaj të hidratuar me pika dhe bëni atë që mundeni për të ulur stresin.

Disa ilaçe shtëpiake përfshijnë pirjen e një gote tonik ose mbajtjen e një komprese të ftohtë ose të ngrohtë në sytë tuaj, shkruan Readers Digest. Një qasje më ekstreme përfshin botoksin, thotë dr. Wang, por është kundër masave drastike, sepse gjendja përgjithësisht zgjidhet vetvetiu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN