MENU
klinika

Nga The New York Times

Gjermania në udhëkryq: Vazhdimësinë apo ndryshimin?

26.04.2021 - 14:48

Për dy vitet e fundit e gjysmë, pasi u bë e qartë se Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidonte përsëri, ka pasur një pyetje të madhe të pazgjidhur në politikën gjermane: Kush do ta pasojë atë?

Javën e kaluar, pasi të dy partitë që kryesonin në sondazhe emëruan kandidatët e tyre, ne u afruam për ta zbuluar.

Bashkimi Kristian Demokrat i Merkel përfundimisht zgjodhi Armin Laschet, kreun e partisë.

Sfiduese nga Partia e Gjelbër ashendente është Annalena Baerbock.

Pas mbi 15 vjet sundimi nga Merkel, Gjermania është në një udhëkryq.

Midis Laschet, një guvernator rajonal 60-vjeçar, dhe Baerbock, 40 vjeç, kandidatja më e re ndonjëherë për kancelare, votuesit kanë një zgjedhje të vështirë midis një ikone të vazhdimësisë dhe një “lajmëtari” të ndryshimit.

Personi që zgjedhin votuesit do të formojë të ardhmen e vendit, mbase për dekada.

Pra, kush janë konkretisht kandidatët? Dhe si do të dukej një Gjermani e udhëhequr nga ndonjë prej tyre?

Le të fillojmë me Laschet.

Një katolik nga Aachen, një qytet i vjetër që kufizohet me Hollandën dhe Belgjikën, ai ndan me Merkel një botëkuptim të njëjtë të krishterë, humanitar. Dhe si Merkel, Laschet përshkruhet si personalisht modest dhe kryesisht i drejtë në diskutimet dhe negociatat politike. “Zakonisht merreni vesh shumë mirë me të”, tha Ulla Schmidt, një ligjvënëse Social Demokrate që e njeh atë për 35 vjet.

I hapur për ide të reja dhe pozicione të ndryshme, Laschet shquhet për të pasur shumë miq në të gjithë spektrin politik. Si një ligjvënës i ri në fillim të viteve 1990, ai ishte ndër të parët në partinë e tij që u takua me përfaqësues nga Partia e Gjelbër.

Laschet ishte gjithashtu nga të parët në partinë e tij që përqafoi hapur idenë se Gjermania është një vend i imigrantëve. “Ai i ka fituar vetes shumë respekt në komunitetet e migrantëve, sepse ai ka dëgjuar ato që ata kishin për të thënë”, më tha Serap Güler, një Demokrat Kristian i lindur nga emigrantë turq i cili shërben në administratën e Laschet në Nordrhein-Westfalen .

Së bashku me qëndrimin e tij gjerësisht pro imigracionit, Laschet është entuziast për arsimin, një luftëtar i ashpër i krimit të organizuar dhe një kundërshtar i zëshëm i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, me të cilën ai është zotuar të mos bashkëpunojë kurrë.

Ai mund të pritet të qeverisë vendin me kompetencë dhe drejtësi.

Përkundrazi, Baerbock ofron diçka vërtet të re.

Annalena Baerbock, co-chair of the Green Party, is the youngest candidate ever to run for chancellor.

E lindur në vitin 1980, ajo përfaqëson brezin që lindi pas ribashkimit të vendit. Ajo nuk u shmanget debateve thelbësore – rreth ndryshimit të klimës ose politikës së jashtme – ose negociatave të vështira politike.

Në vitin 2017, për shembull, kur të Gjelbrit po diskutonin një marrëveshje të mundshme të koalicionit me Demokratët e Krishterë dhe Partinë e Lirë Demokratike (e cila u tërhoq në momentin e fundit, duke shkatërruar planin), Baerbock kërkoi që vendi t’i jepte fund përdorimit të qymyrit dhe madje ndërmjetësoi një kompromis.

Këto cilësi kanë qenë të dukshme në udhëheqjen e saj të partisë, një pozicion që ajo e fitoi çuditërisht, së bashku me një bashkëkryetar, në 2018.

Partia e Gjelbër nën udhëheqjen e Baerbock ka qenë veçanërisht e bashkuar. Kjo ka kontribuar në ngjitjen e jashtëzakonshme të partisë.

Përvoja, thonë kundërshtarët politikë, do të ishte një pengesë e madhe.

Është e vërtetë që Baerbock nuk ka përvojë qeveritare, por ajo është e njohur për këmbënguljen dhe gatishmërinë e saj për të luftuar.

Ajo duket e ashpër dhe e disiplinuar. Dhe ajo qartë ka një talent për të motivuar dhe entuziazmuar të tjerët.

Ndryshe nga Laschet, ajo është e dashur për partinë e saj.

Në muajt e fundit, dështimi i qeverisë për të ndaluar valën e infeksioneve të reja të koronavirusit, për të forcuar shërbimin shëndetësor dhe për të filluar vaksinimet ka ngecur.

Gjermanët duken të gatshëm për diçka të re. Pyetja është: Sa e re do të jetë?

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al