MENU
klinika

Alarmi që ngriti në këmbë botën, mjekët letër burgjeve

“Navalny po vdes, është vetëm çështje ditësh”

18.04.2021 - 09:22

“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”. Alarmi dramatik u dha në Facebook nga zëdhënësja e opozitarit rus, Kira Yarmysh.

Në një letër drejtuar shërbimit federal të burgjeve, Dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, duke përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave “në çdo kohë”.

Asnjë informacion zyrtar në lidhje me shëndetin e tij nuk ka dalë nga burgu i Pokrovit ku ai po mbahet aktualisht.

Por që nga 31 marsi Navalny kishte filluar një grevë urie për të protestuar kundër kushteve të këqija të paraburgimit, duke akuzuar administratën e burgut se i mohoi atij mjekimin, sepse ai vuan nga një hernia diskale.

Për përkeqësimin e shëndetit të njeriut që sfidoi Putinin, ka reaguar edhe presidenti i SHBA Joe Biden, i cili tha se kjo është krejtësisht e padrejtë.

“Është totalisht e padrejtë. Krejtësisht e papërshtatshme, ”tha ai. Shtëpia e Bardhë kohët e fundit vendosi sanksione ndaj Moskës për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA dhe sulmeve kibernetike dhe po shikon me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Rreth 70 artistë, shkrimtarë dhe aktorë, përfshirë fituesit e Çmimit Nobel Svetlana Alexievitch dhe Salman Rushdie, i kanë bërë thirrje presidentit Vladimir Putin për trajtim urgjent mjekësor të kundërshtarit Alexei Navalny, i cili është në një grevë urie në burg.

Gjendja shëndetësore e kundërshtarit “po përkeqësohet me shpejtësi dhe ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor”, thuhet në dokumentin e botuar në faqen e internetit të Le Monde.

“Ne ju bëjmë thirrje, z. President, në mënyrë që Navalny të marrë menjëherë vëmendjen e duhur mjekësore dhe kujdesin urgjent që i nevojitet dhe për të cilin ai ka të drejtë si të gjithë qytetarët rusë”. Midis nënshkruesve gjithashtu J.M. Coetzee, Jude Law, Vanessa Redgrave, J.K. Rowling, Arundhati Roy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!