MENU
klinika

Mjekësia nëpërmjet telefonit vjen edhe në Shqipëri

“Teleshëndet” Shqipëri, fol me mjekët në çdo kohë, linja e hapur 24 orë/7 ditë të javës

05.04.2021 - 09:24

Mjekësia nëpërmjet telefonit vjen edhe në Shqipëri. Kjo është e reja e ditëve tona, konsultë me mjekun dhe deri shërbim i dhënies së recetës vetëm përmes telefonit, pa shkuar në ambulancë, pa shkuar në spital, pa shqetësuar njerëzit tuaj që shërbejnë në mjekësi,  por duke iu drejtuar  mjekut  specialist  që do të jetë 24 orë në shërbimin tuaj.

Këtë shërbim e sjell  në Shqipëri për të gjithë qytetarët, kompania Sigal Uniqa Group Austria.

Kompania Sigal që është edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, sjell shërbimin “Teleshëndet”, të cilin kushdo mund ta blejë dhe ta shkarkojë në telefonin e tij dhe nëpërmjet këtij aplikacioni do të ketë akses të konsultohet me mjekë të specilizuar për çdo problem shëndetësor që ka ditën dhe natën, në rrugë, në mal e kudo. Nëse ke telefonin me vete ke edhe doktorin me vete 24 orë.

Çdo klient i “Teleshëndet” mund të konsultojë përgjigjet e analizave, chek-up, grafi apo ekzaminime të tjera dhe të marrë në kohë reale këshillën që i duhet për tu bërë më mirë apo edhe recetën nëse nevojitet.

Me “Teleshëndet” çdo individ mund të kursejë para, sepse nuk i duhet të paraqitet tek mjeku për konsulta të një pas njëshme të cilat kushtojnë shumë, kursen kohë, shmang radhët dhe kontaktet me njerëzit nëpër spitale dhe klinika dhe nuk ka nevojë të shqetësojë miqtë apo ndonjë familjar që mund të ketë në fushën e mjekësisë.

Teleshëndeti është sot risia botërore. Miliona njerëz në të gjithë botën kanë zgjedhur këtë shërbim, duke patur doktorin me vete kudo nëpërmjet telefonit.

Teleshëndeti është e ardhmja, është pjesë e botës dixhitale dhe SIGAL Uniqa është gjithmonë pranë inovacioneve të reja, sepse SIGAL është gjithmonë pranë klintëve.

Klientet e SIGAL me sigurim shëndeti Gold dhe Silver e përfitojnë falas këtë shërbim. Ndërsa çdo individ tjetër mund ta blejë online këtë shërbim si dhe në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL Uniqa.

Është më mirë ta diagnostikosh dhe parandalosh sesa ta mjekosh një sëmundje.

SIGAL është gjithmonë pararojë e shërbimeve të reja për klientët .

Futuni në www.sigal.com.al dhe bli shërbimin “Teleshëndet” tani.