MENU
klinika

“Ethe, dhimbje koke dhe…”/ Studimi më i fundit

Çfarë mund të shkaktojë përzierja e vaksinave kundër COVID-19?

13.05.2021 - 09:33

Sipas një studimi, të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer.

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar.

Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra.

“Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Mattheë Snape nga Grupi për Vaksina, raporton BBC.

Studimi filloi në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë, mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja, apo vetëm do t’iu mundësojë klinikave të vazhdojnë procesin e vaksinimit pa pengesa.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZenecas dhe shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50-vjeçare. Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor.

Të dhënat paraprake janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!