Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka prezantuar projektin për drejtimin e partisë, që sipas tij është fitues.
Në fjalën e tij, Kadilli iu drejtua me një mesazh demokratëve, duke i thënë se Edi Rama mundet vetëm me një drejtim të denjë të partisë.
Kadilli u shpreh se synon që t’i japë fund politikës, që në shekullin ku jetojmë, tha ai, ka për qëllim të japë modelin e Partisë të Punës. Një ndjesë kishte për të gjithë demokratët, pasi sic u shpreh ai kohë për ti takuar gjatë fushatës është e pamjaftueshme.
“Jam këtu për të prezantuar projektin fitues të PD dhe për ti dhënë demokratëve një mesazh. Rama mundet. PD ime dhe PD juaj do ta mundë. Jam këtu me modestinë e bashkëluftëtarit opozitarit që e kupton ndjeshmërinë e lartë që ka shkaktuar humbja e Bashës, por edhe me besimin te qytetari i thjesht dhe formimin tim. Kur mos u dorëzo.
Për tu kërkuar demokratëve dhe çdo qytetari që ju dhimbset vetja dhe familja, ju dhimbset Atdheu, për të kërkuar mbështetjen e shumicës së shqiptarëve për këtë projekt fitues që doç të sigurojë një të ardhme me dinjitet, të një Shqipëria europiane.
Jam i bindur se çdo anëtar ri PD dhe çdo qytetar. Jam i bindur te çdo mirëkuptim dhe partnerit brenda partisë dhe me besim të fortë tek vetja dhe tek anëtari i thjeshtë i partisë për të bërë një ndryshim epokal
Për ti dhënë fund një politike që riprodhon në shekullin e XX modelin e Partisë së Punës.
Dua ti kërkoj një ndjesë çdo anëtari të PD sepse koha e shkurtër e bën të pamundur që unë si kandidat të takoj demokratët dhe të komunikoj me ta.
Tre javë janë të pamjaftueshme, por turi im i fitores nuk ka kalendar datën 13. Turi fitues do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën dhe modelin e tij abuzues mbi pushtetin.” u shpreh ndër të tjera Kadilli.
OBJEKTIVAT E KADILLIT PER PD
Unë jam për një PD fituese
Unë jam për një PD frymëzuese që shndërrohet në një lëvizje popullore.
Një PD e tillë që ngrihet mbi tre kolona, që ka lidhje me qytetarin.
Unë dua të zgjoj individin
Një forcë politike që ndërton partneritetin me qytetarin, me median, biznesin dhe me partnerin ndërkombëtar
Një PD që riorganizohet, që të garantojnë zhvillimin e kauzave
Unë jam për një PD të vërtetë që manifeston vlerat që promovon.
Një PD që ka një standard si për veten edhe për kundërshtarin.
Detyrua e PD është largimi nga pushteti i Edi Ramës
Unë ndryshoj PD që të ndryshoj Shqipërinë.