MENU
klinika

Anëtarët që votuan kundër

KAS rrëzon kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastër!

19.05.2021 - 12:20

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ me shumicë votash kanë rrëzuar kërkesat ankimore të PD dhe të LSI për qarkun Gjirokastrës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve.

Po ashtu KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani.

“KAS në përfundim të shqyrtimit të shqyrtimit administrativ të ankimit kundër vendimit të Komisionarit shtetëror për miratimin e rezultatit përmbledhës për qarkun Gjirokastër, me shumice votash dhe me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Cefës vendosi rrëzimin e kërkesa ankimore 33 të paraqitur nga LSI, rrëzimin e kërkesës ankimore 41 të PD-AN, rrëzimin e kërkesës 52 të paraqitur nga kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani. Lënien ne fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha relatori Braho.

Relatori Braho u shpreh se vendimi hyn në fuqi dhe mund të ankimohet brenda 5 ditëve.

Ndërkohë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat, KAS do të mblidhet sërish në orën 15:00.

ÇFARË U DEBATUA SOT NË KAS

Zëvendëskomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku i dha përgjigje shqetësimeve lidhur me rastet kur një person është identifikuar në dy qendra votimi të ndryshme në 25 prill si dhe faktit që një shenjë gishti unike është regjistruar më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit. Nga kryqëzimi i të dhënave, Pelinku tha se rezulton që këto raste kanë të bëjnë me persona që i përkasin administratës zgjedhore, pra komisionerë që janë identifikuar në qendrën e tyre të votimit, por edhe në qendrën ku ata duhet të shërbenin si komisionere në 25 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rastet e dyshimta për votim të dyfishtë

Nënkomisionerja: Dyshime se shenjat e gishtave janë të…


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!