MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Metoda natyrale për të luftuar kapsllëkun (konstipacionin)

11.05.2021 - 09:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Metoda natyrale për të luftuar kapsllëkun (konstipacionin)

Mjeku: Kapsllëku (konstipacioni), është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje), në javë. Kapsllëku është një gjendje shumë e zakonshme që prek 1 në 4 njerëz.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa ushqime që ju ndihmojnë të luftoni kapsllëkun:

Kumbullat e thata: mund të konsumoni 5-6 copë në ditë, ose mund t’i zieni dhe të pini lëngun e tyre.

Kivi: është i përbërë nga shumë fibra dhe është një nga ushqimet më të mira që ju lehtëson kapsllëkun.

– Kokoshkat

– Uji: pini 2 litra ujë çdo ditë.

– Farat e linit: mund t’i shtoni në lëngje, në sallatë, në supë etj.

– Portokallat: pini një gotë lëng portokalli çdo mëngjes për të luftuar kapsllëkun.

– Tërshëra

– Lëngu i aloe veras: ka veti shumë të mira laksative

– Spinaqi

– Fasulet

– Kosi

– Kafja

– Brokoli

– Kastravecat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.