MENU
klinika

Ja si do të zhvillohet ceremonia e faljes në sheshin “Skënderbej”! Mesazhi i kreut të KMSH

Pas një muaji agjërim, të enjten besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

12.05.2021 - 11:47

Pas një muaji agjërim, ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Komuniteti Mysliman ka njoftuar se falja do të bëhet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa programi do të fillojë  në orën 05:40 dhe mbaron në 06:20.

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

MESAZHI I KREUT TË KOMUNITETIT

Ndërkohë në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve, Kreu i Komuniteti Bujar Spahiu bëri thirrje që t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

“Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Gjatë këtij muaji kam patur fatin të njoh shumë njerëz që agjëronin për herë të parë, të gjithë më kanë pohuar se ndienin një gjendje shpirtërore, morale e fizike të pa përshkrueshme me fjalë.

Ky është ramazani, ky është agjërimi për hir të Zotit tonë!

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na e ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e Tij të pakufishme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe ti lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, O Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal, dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Paçim të gjithë sëbashku sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona dhe në vendin tonë të dashur, Shqipërinë.

Shëndet e mirësi për secilin! Gëzuar!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!