Ajet Zyberi do të jetë zëvendësuesi i Dallëndyshe Bicit në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Dallëndyshe Bici në këto zgjedhe ishte në listën e kandidatëve të Tiranës, por ajo nuk mundi ta thyej hersin dhe për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ri.
Disa ditë më parë, Dallëndyshe Bici u emërua si zëvendësministre e Mbrojtjes, ndërkohë që sot u bë prezantimi i zëvendësuesit së saj.
PREZANTIMI
Ajet Zyberi më herët ka shërbyer në Policinë e Shtetit, në postin e drejtorit të policisë në Korçë. Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi gjatë një takimi me strukturat e Policisë.
Ministri i Brendshëm falënderoj Dallëndyshe Bicin për punën e kryer ndër vite në krye të IKMT-së
“Me ndryshimet që do të bëjmë në drejtimin e IKMT-së dhe këtu gjej rastin të falënderoj edhe Dallëndyshe Bicin për punën shumë të mirë që ka bërë në të gjithë këto vite në krye të IKMT-së, si dhe ti uroj punë të mbarë Ajet Zyberit për marrjen e detyrës së re si drejtues i ri i IKMT-së”- tha Çuçi.