MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të trajtohet koliti në mënyrë natyrale?

05.05.2021 - 08:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të trajtohet koliti në mënyrë natyrale?

Mjeku: Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë. Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët. Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.
Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shenjat paralajmëruese

Çfarë është koliti ulcerativ?

shkaktarët, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e trajtimit në kohë

Çfarë është Koliti Ulçerativ?

Ja çfarë thonë mjekët

A shkakton koliti ulceroz dehidratim?