“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si trajtohen çrregullimet menstruale?
Mjeku: Çrregullimet menstruale pa shkaqe fizike lidhen me çrregullimet e hipotalamusit, që mund të jetë pasojë e stresit fizik (një tronditje) ose emocional (një provim përfundimtar). Ka disa mënyra për t’i bërë ballë problemit. Më e vështira është të japësh një recetë me kontraceptivë, pasi pilula përmban po aq progesteron, sa edhe estrogjen. Progesteroni është një tjetër mundësi.
Nëse e merni për 10 ose 12 ditë rresht, ai imiton, por nuk e provokon ovulimin. Shtatë ditë pas dozës së fundit të progesteronit, pacientja do të ketë hemorragji, që do të thotë se progesteroni e prodhoi estrogjenin e vet, e bëri më të plotë dhe eliminoi veshjen e mitrës, si dhe e mbrojti atë nga një stimulim i tepruar endometrial. Më e vështirë akoma është të japësh një recetë me hormone pituitarie. Për të stimuluar folikulën dhe për të vënë në punë, në mënyrë sintetike (artificiale), ovulimin.
Një tjetër mënyrë e trajtimit të periodave të çrregullta është përballja me zanafillën e problemit, edhe pse ky detaj është jashtë detyrës së gjinekologut. Zakonisht grave nuk u vijnë periodat për shkaqe që lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e tyre (për shembull ato nuk hanë), ose nuk arrijnë të përballojnë stresin emocional që shkaktohet nga një problem i veçantë që kanë.
Është e vështirë që shumë gra të marrin vendimin e duhur, pasi terapia zgjat në kohë, kushton dhe rezultatet nuk janë të menjëhershme.
Nuk ka norma fikse për të ruajtur një cikël të rregullt, disa sportiste vrapuese nëpër maratona nuk kanë asnjë problem me ciklin e tyre, ndërkohë që disa të tjera, të cilat fillojnë të vrapojnë disa kilometra në ditë, nuk u vijnë periodat.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.