MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Duhen përdorur mjekime kundër dhimbjes tek pacientët me veshka?

07.06.2021 - 11:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhen përdorur mjekime kundra dhimbjes tek pacientët me veshka të sëmura?

Mjeku: Pacientet me sëmundje kronike të veshkave kanë shpeshherë dhimbje për arsye të ndryshme e në vende të ndryshme të trupit. Menaxhimi i dhimbjes tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD) është sfiduese për shumë arsye.

Këta pacientë kanë një rritje të ndjeshmërisë ndaj efekteve anësore të ilaçeve për shkak të metabolizmit të ndryshuar të këtyre medikamenteve dhe sekretimit jo te rregullt nga veshkat, dhe ka garanci jo të plota për sigurinë e tyre për përdorim në këtë popullatë, pavarësisht nga një nivel i lartë dhimbjeje.

Barnat anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs) (siç janë brufen, voltaren, ketoprofen etj.) janë konsideruar prej kohësh si të rrezikshme për përdorim në pacientët me sëmundje kronike të veshkave për shkak të rrezikut të tyre nga nefrotoksiciteti, dhe kështu klasa alternative e analgjezikëve, përfshirë opioidet, janë rekomanduar më shpesh për kontrollin e dhimbjes në këtë popullsi.

Nisur nga rreziqet që edhe opioidet dhe analgjezikët e tjerë gjithashtu paraqesin, studime te mëtejshme të rrezikut që paraqet NSAIDs në pacientët me CKD është i nevojshëm. Përdorimi i NSAID është shoqëruar me dëmtim akut të veshkave, progresion të dëmtimit të veshkave në CKD, çrregullime të elektroliteve dhe hipervolemisë me përkeqësim të insuficiencës të zemrës dhe hipertension arterial.

Rreziku për këto sindroma të nefrotoksicitetit modifikohet nga shumë komorbiditete, faktorë rreziku dhe karakteristika te përdorimit, dhe te pacientët me CKD rreziku ndryshon sipas shkalles se dëmtimit të veshkave. Në këtë sfond rekomandohet të ketë një përdorimin të kujdesshëm të NSAIDs në popullatën me CKD dhe të bëhet një shqyrtim i hollësishëm i këtyre faktorëve të rrezikut mbi baza të individualizuara.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.