MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të bëj për të forcuar kujtesën?

25.06.2021 - 10:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të bëj për të forcuar kujtesën?

Mjeku: Përmirësimi i kujtesës mund të realizohet nëpërmjet hapave të poshtëshënuar:

Qëndrimi mendërisht aktiv. Individët duhet të përpiqen të bëjnë aktivitete stimuluese të trurit, si p.sh.: kryerja e ushtrimeve të ndryshme matematikore, zgjidhja e fjalëkryqeve etj.

Krijimi i marrëdhënieve të mira ndërpersonale, qëndrimi mes njerëzve lufton ankthin, stresin, depresionin dhe në mënyrë indirekte, nuk dëmton kujtesën.

Të qenët i organizuar. Mbajtja e një blloku shënimesh për oraret e takimeve, porosive që keni për të kryer ju ndihmon mjaft mirë për forcuar kujtesën, njëkohësisht dhe për të mos zhgënjyer personat e tjerë, porositë e të cilëve nuk i keni kryer.

Një gjumë i mirë ju ndihmon për të forcuar kujtesën, të rriturit kanë nevoje për të paktën 7 orë gjumë.

Një dietë e shëndetshme. Ngrënia e zarzavateve, frutave, drithërave, peshkut, konsumimi i ujit, eliminimi i alkoolit forcon kujtesën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.