MENU
klinika

"Vuçiç më tha se ka shumë presion"

Opozitari serb: Dyshoj se do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës

25.06.2021 - 13:41

Kryetari i partisë së djathtë serbe, Dveri, Boshko Obradoviç, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u tha partive opozitare në një takim se ka presion të madh për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Obradoviç tha në RTS se në takimin në të cilin Vuçiçi informoi një pjesë të opozitës për rrjedhën e dialogut, është thënë se qeveria aktuale serbe nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në këtë mandatin.

“Unë u përgjigja se kam mosbesim ndaj autoriteteve sepse nënshkrimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit ishin hapa antikushtetues drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Mësova se presioni mbi Serbinë po intensifikohet, veçanërisht në periudhën para zgjedhjeve gjermane dhe franceze”, ka thënë Obradoviç.

Ai gjithashtu shprehu dyshime se qeveria serbe është e gatshme ta nënshkruante njohjen e shtetit të Kosovës.

“Ne jemi opozitë ndaj kësaj qeverie, por jo ndaj shtetit. Sigurisht, ne mbështesim shtetin kur ai mbron Kosovën si pjesë të Serbisë, ashtu si do ta kundërshtojmë çdo qeveri që mendon ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, tha Obradoviç.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat