16.06.2021 - 18:01
Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Bisedimet midis dy presidentëve zgjatën rreth katër orë dhe u zhvilluan në dy raunde.
Nuk është ende e qartë se për çfarë është biseduar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje.
Biden dhe Putin pritet të dalin së shpejti në konferencë për media. /Rel/