MENU
klinika

Si do bëhet vlerësimi dhe emërimi i tyre?

Gjykata Kushtetuese/ Emrat e anëtarëve të KLP e avokatëve kandidatë për 3 vakancat

07.07.2021 - 08:58

Gjykata e Lartë ka publikuar dje listën me 9 kandidatë për tre vendet vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Gjykata e Lartë ka dhënë informacione në lidhje me 3 vendet vakante në Kushtetuese, kandidatët si dhe afatet për të cilat garojnë ata. Pas përfundimit të afatit 30- ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, sipas saj, për të konkurruar në këto pozicione të lira janë paraqitur 9 kandidatura.

Në njoftim Gjykata sqaron se dokumentacioni i dorëzuar prej tyre do të vlerësohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në listën e kandidatëve janë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe avokatë. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë së bashku me kryetaren Vitore Tusha, e cila qëndron në detyrë edhe pasi i ka përfunduar mandati.

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj në Kushtetuese do ta bënte plotësisht funksional organin më të lartë të gjyqësorit në vend, ndërsa përpara ka çështje të rëndësishme për të zgjidhur.

Në rast se Kushtetuesja do të plotësohet me 9 anëtarë, atëherë për të marrë një vendim duhet të ketë një votim 5- 4 pro/kundër.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9-vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025;

Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9- vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028;

Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9-vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin mars të vitit 2022.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!