MENU
klinika

OBSH: Pandemia nuk ka përfunduar askund!

“Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme kovid”

15.07.2021 - 20:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të enjten se variante “më të rrezikshme” të Covid-19 mund të shfaqen në të gjithë botën, duke theksuar se një ndër treguesit është dhe rritja e numrit të të infektuarve ditor në disa vende.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e OBSH së fundmi kanë deklaruar se një ndër shfaqet kryesore i rritjes së rasteve të reja me Covid në gjithë botën është shfaqja e variantit Delta.

“Pandemia nuk është përfunduar askund,” tha komiteti i urgjencës i OBSH-së në një deklaratë. Ndërkohë ka ngritur shqetësimin për shfaqjen e më shumë variante të reja më të rrezikshme që do të jenë më sfiduese dhe jo shumë të menaxhueshme.

Virusi është rishfaqur në vendet që besohet se kanë shmangur më të keqen e pandemisë, me Australinë e lavdëruar për strategjinë e saj të suksesshme “Covid zero” duke u përballur me një ringjallje që është rritur në pothuajse 1.000 raste në të gjithë vendin brenda një muaji.

Koronavirusi vazhdon të bëjë kërdi nga Azia në Afrikë, duke vrarë më shumë se katër milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Në Tokio tani pak më shumë se një javë larg ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së shtyrë nga virusi -autoritetet lokale regjistruan 1,308 raste të reja, numri më i lartë që nga janari.

Organizatorët konfirmuan se një atlet në Japoni dhe pesë punëtorë Olimpikë, kryesisht kontraktorë, kishin dalë pozitiv për Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përgatituni dhe ju për koronavirusin"

OBSH paralajmëron Afrikën

"Koha për përgatitje jo për festime!"

Europa nis lehtësimin e masave, paralajmëron OBSH

6 muaj që nga rasti i parë me Covid-19 në Wuhan

Kreu i OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur akoma

Çfarë iu kërkon qytetarëve amerikanë?

Ambasada e SHBA tjetër mesazh pas përhapjes së kronavirus