MENU
klinika

Liron babain e të plagosurit në maskrën e Velipojës

Gjykata lë në burg mjekët e Spitalit të Traumës

06.07.2021 - 13:39

“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur Elmedin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.

Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.

Në njoftimin për mediat, policia tha se “ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës

Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në spitalin e Traumës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!