“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të luftojmë lodhjen kronike?
Mjeku: Nëse keni probleme me menaxhimin e sindromës së lodhjes kronike, duhet t’i kushtoni vëmendje dietës ushqimore.
E karakterizuar nga një lodhje ekstreme, mendimet e paqarta dhe ndjesia e mërzitjes, sindroma e lodhjes kronike prek më miliona njerëz në të gjithë botën, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Marilandit. (Këto simptoma janë të përgjithshme dhe mund të sinjalizojnë edhe për probleme të tjera shëndetësore).
Nëse mendoni se mund të vuani nga sindroma e lodhjes kronike, bëni një vizitë mjekësore për të përcaktuar saktë diagnozën. Deri tani nuk ka një kurë të veçantë për këtë sindromë, megjithatë, ndryshimet në mënyrën e jetesës, përfshirë ushqyerjen e shëndetshme, mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të simptomave.
5 ndryshimet kryesore që duhet të bëni në dietë për të luftuar sindromën e lodhjes kronike:
-Zëvendësoni karbohidratet e rafinuara me ato komplekse
-Ushqehuni me yndyra të shëndetshme
-Konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë B
-Mos abuzoni me kafeinën
-Qëndroni të hidratuar
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.