MENU
klinika

"Do t’i sulmojmë kur amerikanët..."

Udhëheqësi i ISIS: Talibanët janë armiqtë tanë

29.08.2021 - 08:48

Një udhëheqës i ISIS-K i ka dhënë një intervistë reporteres amerikane të CNN, Clarissa Ward, disa ditë para sulmit pranë aeroportit të Kabulit, që vrau më shumë se 170 njerëz dhe plagosi qindra.

Ai u prezantua si Abdullah Munir dhe tregoi se ka rreth 600 luftëtarë në dispozicion të tij, të cilët janë indianë, pakistanezë dhe nga pjesë të tjera të Azisë Qendrore.

Ai shprehu pakënaqësinë e tij ndaj talebanëve, duke i kritikuar se nuk kishin qenë besnikë ndaj ideologjisë së tyre dhe ishin shitur ndaj ndikimeve të huaja.

Munir i akuzoi ata për moszbatimin e ligjit të Sheriatit, duke thënë se nuk kishin kryer asnjë ekzekutim, ndërsa shtoi se do t’i sulmonin sapo amerikanët të largoheshin.

“Ata që ndjekin Sheriatin janë vëllezërit tanë. Ata që nuk e bëjnë këtë janë kundërshtarët tanë. Talibanët nuk na përfaqësojnë më”, tha ai, duke i akuzuar ata për bindje ndaj forcave të huaja.

Dhe kjo është arsyeja pse ata u bënë autonome duke zgjedhur të luftojnë përkrah ISIS. Për të ardhmen, ata synojnë zhvillimin e forcave të Kalifatit si ISIS në Siri dhe Irak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulm në qendrën ushtarake

6 të vdekur nga sulmi i ISIS në Kabul

Një intervistë me gjeneralin Giorgio Cuzzelli

Lufta në Afganistan: Pse shkuam dhe çfarë kemi mësuar

A janë ata të lidhur me talebanët?

Sulmi terrorist në Kabul, çfarë është ISIS-K

VOA/ Roli i tyre ndaj talebanëve

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik Khorasan?