Një nga sfidat e radhës me të cilat po përballet Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan janë zjarret shkatërruese që kanë përfshirë zonat bregdetare të vendit. Përgjigja e qeverisë e ka vendosur në disavantazh presidentin, duke shënuar rënien e popullaritetit të tij.
Protestat në mediat sociale arritën kulmin në fundjavë, pasi videove dhe fotove të postuara në zonat e prekura nga zjarret. Një fushatë e quajtur #helpturkey mobilizoi shumë turq, të cilët bënë apel publik për ndihmë përmes Facebook dhe Instagram dhe postuan fotografi tronditëse të një Turqie të “mbërthyer” nga flakët.
Megjithatë, ky veprim zemëroi qeverinë turke, e cila reagoi brenda pak orësh. Një nga zyrtarët e Erdogan, Fahrettin Altun, tha se postimet në mediat sociale ishin pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të portretizuar Turqinë si një komb të dobët.
Në fakt, Altun tha gjithashtu se kjo përpjekje është organizuar nga një “qendër në perëndim”, pasi Turqia “ka gjithçka që i nevojitet për t’ia dalë mbanë dhe për të paguar për të gjitha humbjet”. Këto deklarata çuan në zhvillimin e një fushate të dytë #StrongTurkiye.
Burak Bilgehan Ozpek, një profesor në Universitetin TOBB në Ankara, tha se ngjarje si këto tregojnë madhësinë e krizës politike dhe erozionin institucional me të cilin po përballet Turqia. Ozpek tha se përpjekjet e qeverisë nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje për të shtypur çdo lëvizje që ekspozon dobësitë dhe dështimet e saj.
Deklaratat që çuan në valën më të madhe të reagimeve erdhën nga ministrat të cilët i atribuuan vështirësitë e menaxhimit të zjarrit mirëmbajtjes jo të plotë dhe të pasaktë të avionëve zjarrfikës. Turqia ka kërkuar ndihmë nga Rusia, Irani dhe Bashkimi Europian, të cilët duhet të ndihmojnë edhe shtetet e tjera anëtare që përballen me zjarre dhe fatkeqësi të ngjashme, pasi rajoni i Mesdheut është përfshirë nga zjarret dhe thatësira.
Pronari i kompanisë përgjegjëse për avionët, Genap Astji, i cili u bë Ministër i Tregtisë në 2015, mohoi çdo akuzë në lidhje me mungesën e mirëmbajtjes së avionit. Ai madje tha se ishte i ftuar në një dasmë ndërsa zjarret po përhapeshin përgjatë bregdetit turk.
Ballafaqimi me zjarret në terrenet e ashpra është një sfidë për çdo qeveri. Sidoqoftë, imazhi i dobët i qeverisë dhe dështimi përballë fatkeqësive natyrore u kujton njerëzve qëndrimin e ngjashëm të qeverisë në 1999 pas dy tërmeteve katastrofikë në Turqi.
Pamundësia e qeverisë së atëhershme për të parandaluar shkatërrimin e qyteteve të mëdha turke çoi në një sërë krizash ekonomike, efektet e të cilave po ndihen ende edhe sot e kësaj dite. Vala e pakënaqësisë politike që përfshiu qeverinë në atë kohë ishte klima që i lejoi Erdoganit të fitojë zgjedhjet dy vite më vonë dhe të jetë pjesë e skenës politike për dy dekadat e ardhshme.
Sipas sondazheve, Erdogan ka humbur popullaritetin në një mjedis të përgjithshëm të recesionit ekonomik, papunësisë, pabarazisë ekonomike dhe korrupsionit. Në vitin 2019, Erdogan humbi numrin më të madh të qyteteve, përfshirë Stambollin, në zgjedhje.
Zjarret e kanë vendosur Erdoganin, jo vetëm partinë e tij, në një pozitë të vështirë: tre vite pas marrjes së kompetencave ekzekutive, të cilat u cilësuan si thelbësore për ruajtjen e demokracisë, partia dhe ekipi i tij nuk janë në gjendje të parandalojnë katastrofën fatale politike që tani është mjaft e qartë.
Ndryshimi i klimës ka çuar në rritje të temperaturave mesatare globale prej 1.1 gradë Celsius në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial, e cili shkaktoi më shumë valë nxehtësie dhe thatësira.
Shumica e 120 zjarreve janë vënë nën kontroll, por zjarret që kanë përfshirë zonat turistike, të tilla si zonat Marmara dhe Manavgat vazhdojnë ende. Shumica e kryetarëve të komunave kanë deklaruar se, për fat të keq, qeveria e tyre nuk po bën aq sa duhet dhe se katastrofa është e pariparueshme.