“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit.
Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.
Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës.
Së fundmi, vetë Arbana ka treguar në InstaStory detaje për këtë reality-show që po pritet kaq shumë nga publiku.
A do transmetohet në YouTube?
Vetëm disa pjesë të përzgjedhura.
A do ketë publik në studio?
Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.
A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote?
Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.
Sa opinionistë do ketë?
2
Në cilat ditë do jenë dy lives show?
Të martë dhe të premte.
A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh?
Jo, do ketë më shumë.
A do ketë VIP nga Kosova?
Sigurisht.
Çunat do do i lësh?
E para s’do punojë 24 orë sepse kam super staf. E dyta, kam një superskuadër me gjyshe, familjarë dhe dado. E treta, do rri me ta në çdo moment të lirë.