Prof Kim Hyung-suk është 102-vjeç sot dhe vjen nga i njëjti fshat me ‘Udhëheqësin e Madh’ të Koresë së Veriut, Kim Il-Sung.
Në vitin 1945, ai po hante mëngjes me njeriun që do të vazhdonte të ishte udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut dhe themelues i dinastisë Kim, e cila mban pushtetin edhe sot e kësaj dite. Ai thotë se gjatë pushtimit japonez të gjithë në fshat e dinin se Kim kishte kërkuar azil në Kinë, por ndërkohë ai kishte ndryshuar emrin dhe luftonte me guerrilasit.
Pas çlirimit Kim shkoi në fshat dhe hëngri mëngjes me 11 persona një ndër të cilët ishte edhe Hyung-suk.
View this post on Instagram
Ata e pyesin Kim se si e mendon atë që do të vijë dhe ai “shkruan” të ardhmen me fjalët e tij.
“Do heqim mbështetësit e japonezëve dhe tokat do të bashkohen. Nuk do të ketë më biznese private pasi çdo gjë do i përkasë shtetit”.
Hyung-suk shton se gjatë kohës kur u bë parada e trupave guerrilase që morën pushtetin, kishin dëgjuar për një nga luftëtarët më strateg por kur hodhën sytë drejt podiumin e njohën Kimin nga fshati i tyre. Me kohën që kaloi ai bëri realitet të gjitha ato që u kishte thënë atë mëngjes.