MENU
klinika

Mesazhet e dy krerëve të opozitës

Kryeministri Kurti apel qytetarëve: Do t’i fuqizoj komunat

17.10.2021 - 10:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar rreth orës 10:00 në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas votimit kreu i qeverisë u ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë masivisht.

Lideri i “Vetëvendosjes” u zotua se si kryeministër, ai dhe qeveria do të punojnë e bashkëpunojë shumë ngushtë në fuqizimin e komunave.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë komunave të shtetit tonë, sot vendosin se kush do të vendosë. Përcaktohen kush do të jenë udhëheqjet e përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj gjithë qytetarët, pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie, që të shfrytëzojnë këtë moment barazie, t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë bashkë me Qeverinë, do të punojë e bashkëpunojë shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Katër vjet të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, anekënd Kosovës në të gjitha komunat ku jetojnë e punojnë”, ka thënë Kurti.

Kutive të votimit i është drejtuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. “Unë jam udhëheqës i opozitës, por këtu para gjithash jam qytetar i Prishtinës, jam banor që me familjen time jetoj në këtë qytet. Prandaj ky obligim qytetar, kjo votë bëhet si obligim i qytetarëve të Prishtinës që dëshiron më të mirën për komunë e tij. Shpresoj që edhe gjithë qytetarët tjerë, këtu në Prishtinë, por edhe anë e mbanë Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratik për të zgjedhur kandidatët më të mirë dhe atyre që iu besojnë më shumë. Zgjedhjet lokale janë për qytetarët, jo për politikanët, pjesëmarrja e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik se kush do të udhëheq në katër vjetët e ardhshme”, tha ai.

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë. Pas votimit ai ka thënë se është festë sepse po bëhet vendimmarrja prej qytetarëve të Kosovës.

“Ushtruam të drejtën tonë demokratike, për të votuar. Sot është festë sepse bëhet vendimmarrja prej qytetarëve tanë dhe s’ka gjë më të mirë që qytetarët të vendosin. Uroj që kjo ditë të kaloj sa më mirë dhe në të njëjtën kohë duhet t’i falënderoj të gjithë të angazhuarit”, ka thënë Abdixhiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sprovë “Vetëvendosja” e Albin Kurtit

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat