Lëkura e buzëve gjatë dimrit përjeton një “tronditje” të vërtetë. Duke qenë se lagështia në ajër është rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, uji nga buzët thahet dhe kjo çon në plasaritjen e tyre. Megjithatë, nëse ndiqni këto këshilla, do të mbroni buzët në kohë dhe do të parandaloni plasaritjen, e cila nuk është vetëm një problem estetik, por edhe shëndetësor.
Si fillim duhet të shmangni lëpirjen e buzëve, sepse kështu vetëm i thani më tej. Pini sa më shumë ujë, pasi do t’i japë lëkurës sasinë e nevojshme të lagështisë. Gjithashtu, aplikoni zbutës buzësh para se të dilni. Pasi keni bërë dush, bëni një peeling të butë me një furçë dhëmbësh. Në këtë mënyrë, do të hiqni shtesën e vdekur sipërfaqësore të lëkurës.
Zbutësi ideal për ditët e ftohta është ai që përmban përbërës si vaji, gjapi shea, acidi hialuronik, të cilët janë të shkëlqyeshëm për të rivendosur lagështinë e buzëve. Duhet të shmangni zbutësit që përmbajnë lanolinë, veçanërisht nëse vuani nga ekzema. Përveç kësaj, shmangni produktet me erë të fortë si kanella, e cila mund të jetë veçanërisht irrituese.