MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cili është dallimi mes alergjisë dhe intolerancës ndaj glutenit?

25.02.2022 - 11:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cili është dallimi ndërmjet ndjeshmërisë, alergjisë dhe intolerancës ndaj glutenit?

Mjeku:Kur flasim per alergji apo hipersensitivitet ndaj glutenit, duhet thënë se këto janë gjendje që nuk kanë natyrë gjenetike. Pra këta individë nuk kanë antitrupa, pra anti-transglutaminansa apo anti-gliadinë, por mund të kenë një gjendje hiperndjeshmërie me natyrë tjetër. Në të tilla rastesh, diagoztikimi i kësaj gjendjeje shëndetësore bëhet disi më i vështirë dhe i takon specialistit përkatës që ta evidentojë. Por kur flasim për celiakinë si sëmundje autoimune që ka praninë e geneve të DQ2 dhe DQ8, të cilat predispozojnë për këtë gjendje shendetësore, vlen të theksohet, se ndonëse ka individë me këto gene të mbartura, vetëm një përqindje e vogël e tyre mund të shfaqin këtë sëmundje. Pra prania e këtyre geneve nuk nënkupton praninë të sëmundjes, por predispozitën gjenetike të saj. Arsyeja e shfaqjes apo mosshfaqjes së celiakisë tek individët që i kanë këto gene lidhet me shumë faktorë të tjerë gjenetikë, pra me praninë apo mungesën e geneve të tjera apo edhe me stilin e jetesës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjithçka që duhet të dini mbi shëndetin…

Gluteni ky vrasës i heshtur!