MENU
klinika

Ja çfarë shkruan faqja e njohur braziliane?

“Shqipëria e mbushur me histori dhe bukuri natyrore”

06.02.2022 - 12:11

Shqipëria është një vend ku do të zbuloni histori dhe bukuri të shumta natyrore, ndërkohë që ajo shërben si një alternativë për turistët që duan të kursejnë para’, shkruan Priscila Carvalho për faqen e njohur turistike braziliane uol.com.br.

Vendi tërheq vëmendjen pasi është i mbushur me histori dhe plazhe të shumta.

Nën regjimin komunist deri në vitin 1990, vendi ka ende mbetje të regjimit në disa pika turistike. Kështu për shembull, me të mbërritur në Tiranë, mund të vizitohen bunkerët, që janë shndërruar në muze. Më i famshmi është Bunk’Art.

“Ka më shumë se 170 000 bunkerë të sigurt nga bombardimet bërthamore. Diktatori kishte një mani persekutimi dhe ndërtoi mijëra të tillë”, thotë blogerja Lala Rebelo (@lalarebelo ), i cili vizitoi vjet Shqipërinë.

”Tirana po zhvillohet me shpejtësi dhe ka hijeshi. Tirana po ‘vlon’. Kafene, restorante, bare të reja dhe një atmosferë optimiste, rinore. Një kala 1 300-vjeçare është shndërruar në një qendër me dyqane dhe restorante shumë të bukura”, thekson ajo.

Edhe pse në verë nuk është ende aq popullor sa plazhet e Italisë dhe Greqisë, Shqipëria meriton të jetë në listën e turistëve dhe madje ka një “Rivierë” të sajën.

”Ka plazhe me guralecë, me rërë të imët të bardhë, ka shpella, pa përjashtuar udhëtimet me varkë. Qytetet historike janë të mbrojtura si trashëgimi botërore nga UNESCO”, shton Rebelo.

Blogerja e njohur rekomandon dy plazhe që duhet të vizitojë kushdo që eksploron vendin, Dhërmiun dhe Ksamilin.

”Plazhet janë përtej klisheve”, përforcon ajo.

Lala tregon gjithashtu se transporti ua lehtëson shumë jetën atyre që eksplorojnë vendin, pasi të moshuarit nuk flasin anglisht dhe shumë ju ndihmojnë vetëm me mimikë.

“Idealja është të marrësh makinë me qira ose të vish me rulotë. Kisha dëgjuar që rrugët ishin të këqija, por nuk është e vërtetë. Eksploroni Beratin, qytetin e një mbi një dritareve dhe Gjirokastrën, një qytet bizantin, me ndërtesa guri”, shton blogerja.

”Shqipëria është vendi ideal për ta vizituar edhe me çantë shpine. Është e mundur të gjesh hotele shumë simpatike dhe të shpenzosh pak”, sipas saj.

Ajo gjithashtu thekson se për udhëtarët që duan shumë luks, vendi mund të mos jetë më i përshtatshmi. Kjo për shkak se ajo është ende duke u modernizuar dhe po tërheq ngadalë turistë nga e gjithë bota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!