Temperaturat po fillojnë të rriten dhe është mirë që të fillojmë me përgatitjet që të na gjejë në formë sa më të mirë. Përveç formës së mirë trupore duhet të bëjmë për të parandaluar dehidratimin.
Këtu janë disa këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të mbani veten të hidratuar këtë verë pa pasur nevojë të bëni shumë përpjekje.
Pini shumë ujë
Rregulli bazë i hidratimit është të pini shumë ujë. Moshat e reja këshillohet të pinë rreth 4 litra ujë. Uji parandalon dehidratimin e shkaktuar për shkak të djersitjes së tepërt. Trupi ynë kërkon shumë ujë për të gjitha proceset metabolike, prandaj të pish më pak ujë do të thotë dehidratim që mund të rezultojë edhe në humbje të vetëdijes.
Hani shumë fruta me lëng
Një tjetër mënyrë e mirë për të qenë të hidratuar është të përfshini fruta të freskëta e me lëng në dietën tuaj të përditshme. Fillojeni ditën me një tas me fruta dhe konsumojini gjatë gjithë ditës.
Rrushi, portokallet, mandarinat dhe shegët janë të shkëlqyera për të mposhtur nxehtësinë përvëluese. Kjo do të ndihmojë në kompensimin e ujit të humbur duke ju mbajtur aktivë dhe energjikë gjatë ditëve të nxehta të verës.
Lëngjet dhe limonadat
Një mënyrë tjetër e mirë për të mbajtur veten të hidratuar është të pini lëng të freskët dhe limonadë. Mos konsumoni pije të gazuara pasi ato mund t’ju heqin etjen përkohësisht, por i bëjnë më shumë dëm trupit sesa mirë. Në vend të kësaj, pini lëngje dhe limonada të freskëta të bëra në shtëpi dhe shikoni ndryshimin.
Nëse gjithsesi, pavarësisht sa lëngje konsumoni vazhdoni të vuani nga dehidratimi, kjo mund të sinjalizojë diçka të rëndë dhe duhet të konsultoheni me një mjek sa më parë për këshilla më të mira dhe trajtimin e duhur.