MENU
klinika

"NATO të ndërhyjë"

A do të nisë një luftë bërthamore Putini? Zheji: Perëndimi i pa sigurtë

18.03.2022 - 17:08

Lufta në Ukrainë ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Pikat mbi I”. Të ftuar në studio, për të folur rreth kësaj tematike ishin analisti Artur Zheji dhe Konsulli i Nderit të Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari.

Zheji tha se NATO duhet të vendosë më tej sanskione për të ndalur Putinin, ndërsa theksoi se në rast të një beteje bërthamore s’do të kishte fitues. Nga ana tjetër, Bajraktari, tha se Putini nuk do të shkojë deri në pikën që të mendojë një luftë bërthamore.

Ai tha se Kina dhe Turqia, si dy aleate të rusëve, duhet të negociojnë për ta sjellë më shpejt paqen mes dy vendeve.

Zheji: Thuhet që amerikanët kanë satelitë të pajisur me raketa balistike, por kjo është nëpërmjet legjendës dhe realitetit. Lufta është se nga mund të lëshohen këto raketa. Një luftë bërthamore nuk ka fitues, por humbës dhe ajo është humbja e njerëzimit. Megjithatë, pasiguria që ka Perëndimi ndaj statusit mendor ndaj gatishmërisë që Putini ka për ta bërë këtë gjë, sepse do të ishte i pavdekshëm si njeriu që shfarosi 2/3 e njerëzimit. Është Putini nga ata që e bën këtë akt? Perëndimi është i pa sigurt. NATO do të vendosë sanksione për të bllokuar Rusinë. Këto skena kanë qenë edhe në Siri, por këto skena s’janë prekur nga Perëndimorët. Këtu shohim evropianë që vdesin sikur është lufta e II Botërore e të tjerët shkojnë në party. Rruga është forcimi i ushtrisë ukrainase, në krijimin e një konteksti të brendshëm në Rusi. Bursa nuk hapet. Rubla ka shkuar në minimumet historike. Shantazhet me naftën… Kemi varfërim të thekshëm të Rusisë. Ku është fitorja e Putinit këtu?!

 

 

Bajratkari: Kur kemi një gjendje praktike në vend ka të bëjë dhe me largimin nga origjinaliteti. Nuk pajtohem me zotin Zheji që thotë po shkatërrohet ekonomia ruse. Sanksionet vendosen nga të dyja palët. Evropa ka qenë e varur nga resurset e Federatës Ruse. Bursat luhatet nga e gjithë bota. Edhe te ne shihet, është e prekshme që çmimet po rriten. Kemi dhe ne efektet tona nga këto sanksione dhe vendosje radikale. Gjithsesi edhe ne jemi të varur, jo direkt nga Rusia, por indirekt nga vendet e tjera. Mbetem te ajo që sa është i zoti Putini për të shtypur butonin e kuq. Unë them nuk është i zoti. E frenon ajo që ai nuk do të fshijë historinë e atij shteti. Rastet që përmendi zoti Zheji në 6 vitet më përpara, ishte politikë tjetër, kampe të kundërta. Sot kemi të mos harrojmë që Rusia ka qenë një nga aleatët më të afërt me NATO-n. Mos të harrojmë deklaratën e Erdoganit që tha se unë nuk jam dakord që ta nxjerrim Rusinë shtet fashist. Këtë e tha. Edhe Turqia s’i ka pranuar sanksionet, siç ka reaguar BE. Zonën ajrore s’e ka mbyllur Turqia. Kuptohet ka interesat e saj ekonomikë. Kjo që po i ndodh Ukrainës, unë po e them prapë edhe sa duhet që bashkësia Kombëtare të lëvizë. Nuk e di pse ngurron bashkësia ndërkombëtare. Sa të presim sa t’i mbushet mendja popullit rus të reagojë. Kemi dhjetëra të arrestuar në Rusi. Për mua do të ishte një ndërhyrje e dy shteteve kryesore, Kina dhe Turqia, të cilat do t’ia mbushin mendjen Putinit, të ulej zëri zhurmës së ushtrisë dhe t’i jepej zë diplomatëve. Ukraina po mbrohet, nuk po sulmon. Ukraina do të jetë e lirë. Nëse bashkësia ndërkombëtare pret të ndodhë një gjë e madhe, thuajse se ka ndodhur.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!