MENU
klinika

Detaje të reja

Grupi ku u arrestua Elsa Lila, lidhje të forta me “Zotin” e Romës Elvis Demçe

16.03.2022 - 17:17

Detaje të reja kanë dalë nga shkatërrimi i grupit kriminal që çoi pas hekurave 9 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë që besohet se janë edhe krerët e grupit. Nga 9 të arrestuarit në pranga ka rënë edhe këngëtarja Elsa Lila dhe një boksier shqiptar i quajtur Petrit Bardhi.

Së fundmi mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal i shkatërruar sot kishte lidhje të forta me një tjetër grup që besohet se zotëron tregun e kokainës në Romë. Bëhet fjalë për grupin e shqiptarit Elvis Demçe dhe Arbër Zogu.

Elvis Demçe, 36-vjeç një prej shqiptarëve të arrestuar disa kohë më parë nga policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe kriminale rivale në Romë e konsideronte vete “Zoti”. Mediat italiane kanë rikthyer sërish në vëmendje përplasjen mes dy grupeve shqiptare që morën në qafë njëri tjetri për shkak të sherreve të njëpasnjëshme për territor.
“Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”, i thoshte Demçe rivalëve të tij. Mediat italiane e quajnë atë të dhunshëm dhe me ambicie për të arritur kudo pasi thoshte për veten “Unë jam Zoti”.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete.

Demçe bënte kërcënime të egra nga rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Ermal Arapaj ishte kthyer së fundmi në rivalin e tij mes dëshirës për të marrë sa më shumë territor. Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para. Ata kishin përfituar nga koha kur Demçe ishte në burg për të marrë një nga farmacitë e tij. Në korrik të vitit 2020 Demçe kishte planifikuar një sulm për eliminimin e Arapajt.

Një pritë që Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, me porosi të Demçes. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.

Por kush e drejtonte grupin që u shkatërrua sot?
Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.

Por si funksiononte grupi?
Ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. Droga që ruhej fillimisht në një magazinë në zonën e Torrevecchia dhe kupola ishte në Torpignattara dhe në Marranella.

Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një romak dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit. Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!