MENU
klinika

“Nga Sanremo në burg”

Mediat italiane shkruajnë për arrestimin e Elsa Lilës: Dy këngët e saj nuk patën shumë sukses, por…

18.03.2022 - 17:12

Arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lilës në Itali në kuadër të një operacioni anti-drogë ka bërë bujë në mediat italiane. Artistja e cila ka vite që nuk është më në skenën shqiptare, njihet në shtetin fqinj për shkak se ka marrë pjesë në Sanremo 20 vite më parë. Mediat italiane i kushtuan artikuj të ndryshëm shqiptares, duke i përmendur të gjithë karrierën e saj të suksesshme, bujën që shkaktoi në vendin tonë vite më parë përmes muzikës dhe sigurisht pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.

Një nga mediat më të mëdha dhe të rëndësishme “La Repubblica” e cilëson Lilën si ‘mrekulli’ të muzikës shqiptare teksa përshkruan edhe pjesëmarrjen e saj në Sanremo. Në shkrim thuhet se dy këngët e saj nuk patën sukses, por ndryshe nga ato ‘këngëtarja pati sukses në grupin e drogës’.

“Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapuçi dhe një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa policia e shoqëron në godinën e Komisariatit. Elsa Lila, fëmija mrekulli e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë, u arrestua. Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses. Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të kapur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbante llogaritë, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”.”-shkruan mes të tjerash media italiane.

“Il Fatto Quotidiano” përshkruan fillimin e karrierës së artistes në skenën italiane e deri në momentin e arrestimit, teksa e cilëson Elsën e 20 viteve më parë si të turpshme.

”A mund të zbresësh shkallët me taka?” Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu një Elsa Lila të re dhe të turpshme, një debutuese në Sanremo. Pothuajse 20 vite më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet ku u përfshinë 9 persona…– nis artikullin media italiane, teksa vijon me detaje nga operacioni.

Në një artikull dedikuar artistes shqiptare, “Corriere della sera” shkruan në titull: “Droga, shëmbëlltyra e Elsa Lilës: nga këngëtare në Sanremo te kontabilistja e grupit të drogës “Diabolikët””

Që në hyrje të shkrimit prestigjiozja italiane përmend fjalët e Elsës që i thoshte anëtarëve të bandës sipas përgjimeve “Duhet të kesh miqësi me dikë nga aparati shtetëror. Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”.

“Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi… Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajzë e dy muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit është tashmë në burg…”-shkruhet mes të tjerash në shkrim ku më pas jepen detaje rreth arrestimit dhe përgjimeve.

“Blitz kundër trafikantëve të drogës: U arrestua edhe ish-këngëtarja konkurrente në Sanremo”- shkruan “ilGiornate.it”. Më tej, media italiane e quan të trishtë kalimin e Elsa Lilës nga skena e Sanremos në qelinë e ftohtë të burgut.

“Nga skena e Festivalit të Sanremos në qelinë e ftohtë të një burgu. Kjo është shëmbëlltyra e trishtë e këngëtares shqiptare Elsa Lila e arrestuar dje gjatë një operacioni për të kapur një grup kriminal për trafikun e drogës.”-shkruhet në artikull.

“Fanpage.it” ashtu si mediat e tjera përmend pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.

Me titullin “Të arrestuar për drogë: mes tyre është edhe këngëtarja Elsa Lila, ish-konkurrente në Festivalin e Sanremos”, kjo media ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së këngëtares duke përmendur vetëm konkurrimin e saj në Sanremo.

“Dyzet vjeçararja që përfundoi në burg ka kënduar në Festivalin e Sanremos në vitet 2003 dhe 2007, duke marrë pjesë me këngën “Kuptimi i jetës”.”-shkruhet mes të tjerash. Më tej artikulli vijon me detaje rreth aktivitetit kriminal të grupit ku Lila bënte pjesë.

 

  • foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!