Donald Veshaj ka folur sot për herë të parë, nëse nuk përfshimë këtu emisionin e tij, që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Aktori ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre javëve ndonëse ka qenë qendra e vëmendjes. Pas “Më lër të flas”, ku përveçse përmendi disa herë Borën, nuk zbuloi asnjë detaj për jetën personale, Donaldi ka qenë sot i ftuar në “Wake Up” bashkë me Romeon, ku sërish është treguar i rezervuar. Duke folur për emisionin e tij të ri, Donaldi u shpreh:
“Ishte ok, por presim në vijim. Sepse rrugëtimi sa ka nisur. Emrin ma ndryshuan sepse këta të Top-it duan të jenë të kuruar dhe letrar, kurse “Më li të flas” është në zhargon. Ne jemi përgatitur shumë dhe si diçka e re kërkon impenjim të madh dhe duhet të përgatitesh për çdo të papritur. Unë e di që puntata e parë pati vëmendje ideja është ta mbash këtë vëmendje edhe në vijim.”
Në vetëm dy muaj, Donaldi ka publikuar dy këngë, “Nuk je” dhe “Picaso” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe Romoen. Por, a do e vazhdojë edhe në vijim këtë rrugëtim dhe a është muzika fusha e re që ai do eksplorojë?
“Muzika na pëlqen, është mënyrë për të shprehur ndjenja e emocione jo profesion. Showman-et dinë të këndojnë, kërcejnë etj. Por nuk do kthehem në këngëtar profesionist”. -tha ai
Më tej, aktori u pyet se si ka vijuar jeta e tij pas daljes nga “Big Brother VIP” duke treguar se normaliteti ka nisur. Sakaq, ai nuk e ka kursyer një thumbim për ish-banorët që kanë dalë në intervista dhe kanë folur për të apo edhe situate brenda formatit. Sipas Donaldit kjo është zhurmë me provokime dhe ai nuk e do diçka të tillë.
“Normaliteti ka nisur. Ka nisur rutina e përditshme dhe saktësoj gjërat që dua të bëj. Në fillim isha shumë rrëmujë. Të gjitha kanë dalë dhe kanë folur për të gjithë. Nuk kam patur nevojë të dalë dhe të flas për njerëzit që ishin aty sepse nuk kam nevojë për vëmendjen që sjell kjo gjë. Nëse ke diçka për t’i thënë dikujt ik e thuaja nuk ke pse del në intervista e media për zhurmë me provokime. Kjo zhurmë të nxjerrë keq.”-deklaroi Donaldi.
Ai shtoi se nëse do kthehej pas do ndryshonte shumë gjëra ndonëse nuk e specifikoi diçka konkrete duke pranuar se kur je 24 orë nën vëzhgim çdo njeri gabon.
“Eksperienca ishte shumë e veçantë që të bënte të provoje limite që nuk i kishe provuar më parë dhe ndoshta nuk do i provoje kurrë në jetë. Ka gjëra që do bëja ndryshe. Por kur je 24 orë në 24 me kamera, çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Nuk mund të mendohesh. I kam dhënë maksimumin dhe i mora maksimumin. Unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe.”-tha ai.
Të pyetur se kush nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi tha se “Askush nuk niset për të lënduar dikë.” Ndërsa hera e fundit që ai ka qarë tregoi se ishte: “Kur fola me një zonjë që kishte humbur vajzën në moshë të re dhe vetë vuante nga një sëmundje e rëndë.