MENU
klinika

Flet mjeku

Ethet reumatizmale dhe ndërlikimet në zemër

16.05.2022 - 12:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndërlikimesh sjell në zemër ethja reumatizmale?

Mjeku: Ethja reumatizmale ose, siç njihet ndryshe, reumatizmi artikular akut është një sëmundje inflamatore autoimune, e cila zhvillohet si ndërlikim i infeksionit të grykëve nga Streptokoku betahemolitik. Shfaqet me simptoma të ndryshme: dhimbje, temperaturë, djegje fyti, dhimbje barku, dhimbje kyçesh, gjakderdhja nga hundët, poliartrit, kardite etj, megjithëse në 30% të rasteve sëmundja ka klinikë të dobët dhe është e vështirë të dallohet.
Haset kryesisht në moshat fëminore 5-15 vjeç, ndërkohë që statistikat botërore flasin për 470.000 raste të reja çdo vit.

Komplikacionin më të rëndë ethja reumatizmale e jep në muskulin e zemrës ku në 30-60% të rasteve jep kardite shoqëruar me dispne, shkurtim të frymëmarrjes, kollë, dhimbje gjoksi, ortopne etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN