MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë dhimbjet e kraharorit alarm për infarkt?

13.07.2022 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A janë dhimbjet e kraharorit alarm për infarkt?

Mjeku: Arterioskleroza koronare e artiereve koronare shenjë tipike ka dhimbjen e kraharorit. Jo gjithmonë shfaqet në kuadrin e shenjave tipike. Ka dhe njerëz që e përjetojnë në mënyrë jo tipike. 80% të njerëzve që kanë probleme koronare, kanë dhimbje kraharori në sforcime fizike. Një dhimbje që zgjat 2-3 minuta. Kur njeriu ulet për të pushuar, pushon edhe dhimbja, e cila fillon përsëri kur individi rinis aktivitetin.

Por ka edhe 20% të sëmurëve që nuk e shfaqin në këtë lloj mënyre. Mund ta shfaqin me një dhimbje të krahut, djersitje, të vjella, ose kemi raste që kanë pasur dhimbje të nofullës ose shtrëngim në fyt e lidhur kjo me probemet koronare. Në rastet jo tipike është shumë e vështirë që ata të drejtohen tek mjeku kardiolog për këtë gjë. Gjithsesi, kontakti edhe me mjekun e familjes mund ta orientojë pacientin drejt specialistit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.