MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës pas konsumimit të gjërave të ftohta?

14.07.2022 - 11:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës pas konsumimit të gjërave të ftohta?

Mjeku: Dhimbja e kokës e shkaktuar nga konsumimi i gjërave të ftohta, e njohur gjithashtu si “ngrirja e trurit” apo dhimbja e kokës e stimuluar nga i ftohti, është një dhimbje koke që disa njerëz e pësojnë kur konsumojnë një ushqim apo një pije të ftohtë shumë shpejt.

Dhimbja zakonsht ndihet në pjesën e ballit apo të dy tëmthave, dhe në shumicën e rasteve nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Shkaku i kësaj dhimbjeje është i debatueshëm, por shumica e ekspertëve besojnë se fillon kur një substancë e ftohtë prek pjesën e sipërme të gojës apo pjesën e pasme të fytit, dhe shkakton që enët e vogla të gjakut në ato zona të ngushtohen dhe pastaj të zgjerohen shumë shpejt.

Receptorët e dhimbjes afër enëve të gjakut e ndjejnë parehatinë dhe dërgojnë mesazhe nëpërmjet fibrave nerovore të vogla në një nerv më të madh (nervi trigeminal), që pastaj i çon këto mesazhe në tru. Nervi trigeminal mbart gjithashtu dhe sinjalet e dhimbjes nga fytyra. Truri i lexon ndjesitë e stimulit të ftohtë sikur vijnë nga koka në vend të gojës, një fenomen që quhet dhimbje e referuar.

Dhimbja e stimuluar nga i ftohti është e zakonshme dhe ndodh në 30% deri në 40% të njerëzve që zakonisht nuk kanë dhimbje koke. Simptomat janë të padëmshme dhe nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje të fshehur, edhe pse shumë ekspertë besojnë se këto dhimbje janë më të shpeshta në personat që vuajnë nga migrena.

Meqënëse dhimbjet e kokës nga konsumimi i gjërave të ftohta janë kaq të shkurtra, ato janë të veshtira për t’u studiuar dhe nuk ka një konsensus se si mund të ndalen. Shumica e njerëzve kanë metodat e tyre, më e shpeshta prej tyre është të rrotullosh gjuhën dhe të prekësh me pjesën e poshtme të saj, pjesën e sipërme të gojës.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjet e kokës është që ushqimet e ftohta të konsumohen shumë ngadalë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.