MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Menopauza, çfarë ndodh me trupin e gruas gjatë kësaj periudhe?

24.07.2022 - 10:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Menopauza, çfarë ndodh me trupin e gruas gjatë kësaj periudhe?

Mjeku: Menopauza është ndalimi përfundimtar i ciklit menstrual dhe bashkë me të edhe i fertilitetit. Mosha e vendosjes së menopauzës varion nga 40 në 55, me një mesatare 50 vjeç. Menopauza është poroces biologjike natyral. Pavaresisht ndalimit të ciklit, gruaja mbetet e shëndetëshme, vitale dhe seksualisht aktive. Por shpesh kjo mund të shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale të cilat përkeqësojnë gjumin e gruas, japin valë nxehtësie, ulin energjitë, ankth apo ndjenjë mërzitjeje.

Një nga simptomat e para e më të hershme të menopauzës lidhet me afshet e nxehta. Menopauza nuk duhet parë si një problem shëndetësor, por një periudhë në të cilën çdo grua kalon.

Periudha para menopuazës mund të zgjasë me vite dhe mënyra e përjetimit të simptomave ndryshon nga një grua në tjetrën. Po çfarë ndodh me organizmin gjatë kësaj kohe? Për çfarë përgatitet trupi i gruas?
Çuditërisht, shkaku specifik i afsheve të nxehta e shumë shenjave të tjera mbetet ende mister.

Estrogjeni ndërvepron me trurin dhe sistemin qendror nervor, të cilat kontrollojnë temperaturën e trupit. Dhe kur nivelet e hormoneve fillojnë të luhaten, ashtu siç bëjnë gjatë menopauzës , ose edhe gjatë periudhave të stresuara, kjo shkakton rritje të temperaturës mbi 36 gradë. Truri e perception këtë nxehtësi e kështu hap enët e gjakut në gjoks, qafë dhe fytyrën tuaj duke bërë që dhe rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të rriten gjithashtu.

Megjithëse nëse fill pas afshave gratë djersijnë, kjo tregon se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është mëse normale që rritja e temperaturës të shoqërohet me djersitje të tepërt. Temperatura e lëkurës mund të rritet disa gradë, por temperatura e trupit zakonisht nuk ndryshon shumë.

Muaj apo vite para vendosjes së menoapuzes gruaja kalon në perimenopauzë të shprehur klinikisht me:

Cikle menstrual të çrregullt (shpeshtim apo rrallim të ardhjes së ciklit, ndryshim në sasinë e gjakut menstrual)
• Tharje Vaginale, skuqje,
• Valë nxehtësie (që prekin gjysmën e sipërme të trupit disa herë gjatë ditës apo dhe natës)
• Djerse gjatë natës
• Ndryshime të sjelljes: nervozizëm, shpërthime në qarje të menjëhershme, mërzi, plogështi,
• Shtim në peshë dhe ngadalësim të metabolizmit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjeku androlog

A ekziston menopauza tek meshkujt?

Sëmundja që nuk kursen as të rinjtë

Çfarë duhet të bëni nëse vuani migrena?