“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Shenjat që tregojnë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet
Mjeku: Mëlçia është një nga organet më të mëdha të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike. Mbajtja e mëlçisë e pastër dhe e shëndetshme është një domosdoshmëri për shëndetin e përgjithshëm. Ajo merr pjesë në procesin e tretjes së ushqimeve dhe ruajtjen e vlerave ushqyese, në largimin e toksinave nga trupi dhe një funksion i reduktuar i saj do të çonte në ndërtimin e indeve yndyrore toksike në trup.
Nëse keni këto shenja dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë, atëherë mos i konsideroni si të parandësishme, tregojnë për mosfunksionim siç duhet të mëlçisë:
shenja per melcineLodhje kronike
Letargji
Ankth dhe ndjenë depresioni
Probleme me tretjen
Dhimbje koke
Dhimbje kronik e muskujve
Probleme me lëkurën
Gazra
Fryrje dhe dhimbje barku
Diarre ose kapsllëk
Çekuilibër hormonal
Shtim në peshë
Duhet të keni parasysh se kjo listë e simptomave nuk është gjithë përfshirëse. Duhet të keni parasysh se si shumica e çështjeve të tjera metabolike, ndryshimet së pari duhet të vijnë në dietë. Gjithashtu zakonet që ndikojnë në shëndetin e mëlçisë duhet t’i eleminoni si alkoolin, duhanin, yndyrën etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.