MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cili është grupi më i dobët i gjakut?

25.08.2022 - 10:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Cili është grupi më i dobët i gjakut?

Mjeku:Ato që një grup gjaku e dallojnë nga të tjerat grupe janë antigjenet e tyre, përkatësisht mbështjellësi përreth qelizave të zorrëve të eritrociteve të cilat ndihmojnë trupin që të njohë cilat grupe të qelizave janë tuajat

Pra, nëse pacienti me grupin e gjakut A merr transfuzion të donacionit të grupit B, antitrupat në organizmin e organizmin e pacientit do të refuzojnë gjakun e marrë sepse nuk i përshtatet.

Atëherë ekziston rreziku nga ngjizja e gjakut gjë që mund të rrezikojnë jetën e pacientit.

Ekzistojnë dy antigjene kryesore të cilat rrethojnë eritrocitet, të quajtura A dhe B. Nëse grupi juaj i gjakut është AB, në trupin tuaj gjenden edhe antitrupa A dhe B.

Grupit të gjakut O, sërish i mungojnë antigjenet A dhe B për ç’shkak antitrupat e pacientit me grupin e gjakut 0 do të sulmojnë antigrupet e grupit të gjakut A dhe B gjatë transfuzionit.

Për këtë shkak personat me grupin e gjakut O mund të marrin vetëm gjakun e të njëjtit grup

Grupi i gjakut A është grupi më i vjetër i gjakut, ndërkaq të gjitha grupet e tjera të gjakut kanë dalë si rezultat i mutacionit i cili ka qenë i nevojshëm për të mbijetuar njeriut, përkatësisht t’u rezistojë sëmundjeve të caktuara.

Shkencëtarët kështu kanë konstatuar që qelizat e infektuara me malarie nuk lidhen lehtë me grupin e gjakut B apo O, që do të thotë që personat me grupin O dhe B janë më të rezistueshëm ndaj malaries se sa personat me grupin e gjakut A.

Prandaj mund të thuhet që grupi i gjakut A është “më i dobët” se grupet e tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN