MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Infarkti në plazh, ç’duhet të dimë?

02.08.2022 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Infarkti në plazh, ç’duhet të dimë?

Mjeku: Shenjat e para të infarktit janë:

  • dhimbja e gjoksit,
  • mbajtja e frymës ,
  • rrahjet e shpejta të zemrës ,
  • mpirja e krahut,
  • vështirësi në aktivitetin minimal, nëse do duan të ecin e kanë të pamundur sepse fillon një dhimbje shtrënguese në gjoks që shpesh herë shprehet duke e mbajtur gjoksin me dorë, djersë etj.

Këto janë shenja tipike por mund të ketë edhe shenja jo tipike . Pacientët diabetikë , ose të moshuarit të cilët nuk e ndjejnë këtë dhimbje të madhe mund të ndjejnë vetëm këputje të thellë përnjëherë ose mund të ndjejnë dhimbje stomaku, të vjella, shenja këto jo tipike të infarktit por me të cilat paraqiten në urgjencë apo në shërbimin tonë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet ta mësoni patjetër!

Çfarë ndodh nëse keni dhimbje në gjoks?