MENU
klinika

Përfitimet

Pse karrota është e shëndetshme për zemrën?

06.08.2022 - 09:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Pse karrota është e shëndetshme për zemrën?

Mjeku: Nga ana ushqimore, karrotat ofrojnë një gamë të shkëlqyeshme të substancave antioksiduese/anti-inflamatore që rrisin shëndetin tonë.

Karrotat janë jashtëzakonisht të ulëta në kalori dhe karbohidrate. Sipas Departamentit të Bujqësisë të SHBA, një karrotë e mesme siguron vetëm 25 kalori dhe 5 gram karbohidrate, dy prej të cilave janë në formën e fibrave dietike të shëndetshme.

Ekipi hulumtues kreu dy studime për të kuptuar më tej efektet e karrotës në shëndetin kardiovaskular. Ata konfirmuan rëndësinë e tij, por identifikuan një hap kritik në proces.

Studimi i parë, i botuar në Journal of Nutrition, analizoi mostrat e gjakut dhe ADN-së nga 767 të rinj të shëndetshëm të moshës 18-25 vjeç.

Siç pritej, studiuesit gjetën një korrelacion midis aktivitetit të BCO1 dhe nivelit të kolesterolit të keq.

Për të ndjekur këto zbulime, ekipi zhvilloi një studim të dytë, të botuar në Journal of Lipid Research, duke përdorur minj.

“Gjetjet kryesore të studimit të minjve riprodhojnë atë që gjetëm tek njerëzit. Ne pamë që kur u japim beta-karotinë minjve, ata kanë nivele më të ulëta të kolesterolit”, shkruan autorët.

“Kjo do të thotë që minjtë që ushqehen me karrotë janë më të mbrojtur kundër aterosklerozës sesa ata që ushqehen me një dietë pa këtë përbërje bioaktive,” shtuan më tej.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ja përfitimet e shumta që sjell

Lëngu i karrotës: mrekulli për shëndetin