Banorët e Koresë së Jugut së shpejti mund të jenë në gjendje të mbajnë një pajisje brenda trupit të tyre në formën e një tatuazhi, e cila automatikisht i paralajmëron ata për problemet e mundshme shëndetësore, nëse projekti i një ekipi shkencor jep fryte. Sipas mediave të huaja, studiuesit në Institutin e avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) në qytetin e Daejeon në jugperëndim të Seulit kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si një bioelektrodë.
Dhe e lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, ajo mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza në një monitor. Por studiuesit synojnë përfundimisht të jenë në gjendje të mos përdorin biosensors. Udhëheqësi i projektit Steve Park u shpreh se:
Në të ardhmen, ajo që ne shpresojmë të bëjmë është të lidhim një çip pa tel të integruar me këtë bojë, në mënyrë që të mund të komunikojmë, ose të dërgojmë sinjalin midis trupit tonë në një pajisje të jashtme.
Monitorues të tillë teorikisht mund të vendosen kudo, duke përfshirë edhe shtëpitë e pacientëve. Ndërkaq, rikujtojmë se bërja e një tatuazhi për herë të parë është diçka me rëndësi, por që të siguroheni që ta bëni siç duhet, është e rëndësishme të shmangni ndonjë pendim. Tatuazhistja Katie Baker, e cila ndan përvojat e saj në TikTok, e di shumë mirë këtë dhe shpesh jep këshilla për ata që e kanë për herë të parë. Ajo ka zbuluar se ka disa gabime të zakonshme që ata bëjnë.