MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka ndonjë mjekim popullor, për zgjeben?

27.09.2022 - 09:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka ndonjë mjekim popullor për zgjeben?

Mjeku: Zgjebja apo kroma është një sëmundje lëkure ngjitëse, e shkaktuar ng a një parazit të quajtur sarcoptes (scabies). Mjekimi i zgjebes në vendin tonë është i detyrueshëm dhe falas për gjithë familjarët e sëmurë. Furce per trupinSëmundja përhapet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose përmes rrobave. Shenjat e sëmundjes shfaqen mesatarisht 7 ditë pas futjes së parazitit në lëkurë. Zgjebja jep kruajtje shumë të fuqishme, të padurueshme, që arrijnë deir në gjakosje, sidomos natën.

*Merrni 6-7 kokrra vezë, 100 gr squfur të shtypur (pluhur), 1 lugë gurkali dhe si e shtypni, e përzieni me gjysmë kg mjaltë. Me këtë lyeni 3-4 herë në ditë pjesët e sëmura. Para çdo mjekimi i sëmuri të pastrohet me ujë dhe sapun.

*Të sëmurin me zgjebe e mjekoni duke e shtrirë pa rroba (lakuriq) mbi barin me lagështirë nga vesa e mëngjesit. Këtë mjekim e bëni 3-4 ditë me radhë. Pas mjekimit i sëmuri bën banjë duke ndërruar të gjitha rrobat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN