MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje të forta gjuri, nuk mund ta drejtoj… Ç’të bëj?

27.09.2022 - 09:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam 63 vjeç. Kam nja dy muaj që më kanë filluar dhimbjet që nga gjuri e deri poshtë. Gjuri i djathtë në anësore më kërcet dhe s’e palos dot, pasi kam dhimbje të forta. Kur ngrihem nga karrigia mezi e drejtoj. Pi ilaçe tensioni si të gjithë. Faleminderit për këshillën tuaj .

Mjeku: Prania e kërcitjeve të gjurit tregon që janë krepitacione të gjurit. Duhet patjetër vizitë te reumatolog për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Sipas shenjave që përshkruan, pacientit mund t’i ketë filluar osteoartroza. Megjithatë theksoj se është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun, pasi në distancë është e vështirë për të dhënë një diagnozë tepër të saktë. E këshilloj pacientin që të mos e lërë situatën pas dore, pasi sa më herët të kapet një problem, aq më shpejt mund të kurohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.