“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam një plagë në buzë që nuk po më largohet. Kam dëgjuar diku për kancerin e buzës. Unë nuk pi duhan, por gjithsesi kam frikë. Ku duhet të kontrollohem dhe cili është rreziku për një gjë të tillë?
Mjeku: Kanceri i buzës është një tumor malinj që zë 25-30% të tumoreve malinj të zonës së fytyrës. Në 95% të rasteve prek buzën e poshtme, për shkak se buza e poshtme është më e lëvizshme dhe më e ekspozuar ndaj rrezatimit diellor dhe mikrotraumave. Prek zakonisht racën e bardhë, sidomos meshkujt në 80% të rasteve.
Kanceri i buzës haset më tepër në moshën e tretë dhe më pak në mosha të reja. Në 90% të rasteve prek meshkujt, sidomos meshkujt duhanpirës, këpucarët, marangozët, pasi këpucarët apo marangozët kanë tendencën e vendosjes së gozhdës në gojë, pa e kuptuar që kjo është shumë e dëmshme për ta.
Pacientja duhet të kontaktojë me një mjek dermatolog ose mjek maksilo-facial për të kontrolluar plagën që ka.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.