MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ku ndryshon stresi nga depresioni?

14.09.2022 - 09:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një vajzë 21 vjeçe. Këto kohë që po përjetoj një gjendje jo shumë të mirë emocionale, për shkak të disa problemeve të mia personale. Nuk kam oreks, nuk më pëlqen të dal, nuk dua të flas me njeri. Prindërit janë shumë të shqetësuar dhe këmbëngulin që të më çojnë te psikologu, sepse më thonë që kam kaluar në depresion. Theksoj se kjo gjendje ka një muaj që vazhdon kështu, por unë mendoj që thjesht është një periudhë stresi që do të kalojë. A mund të pyes një psikolog se ku ndryshon stresi nga depresioni?

Mjeku: Përshëndetje, sa i përket pyetjes suaj mund të them se stresi nuk është baraz me depresionin. Depresioni është çrregullim mendor dhe është disa formash, që nga forma më e lehtë deri tek forma më e rëndë. Ndërsa, stresi është një faktor tronditës që zakonisht mund të jetë i jashtëm ose i brendshëm. Stresi mund të shkaktojë ankth. Stresi mund të japë çrregullime të tjera. Mund të japë edhe çrregullime stomatike, çrregullime organike ose funksionale.

Megjithatë, unë këshilloj një vizitë te mjeku psikolog, i cili me siguri do të të ndihmojë që ta kalosh këtë gjendje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.